Ashtu siç e kishin paralajmëruar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë shpërndarjen e materialit kryesor për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 Tetor, raporton InLajmi..
InLajmi ishte drejtpërdrejt ku u pa se materiali zgjedhor do të dorëzohet në Komisionet Komunale të Zgjedhjeve.
Vlenë të ceket se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 89 subjekte politike, nga të cilat 32 janë parti politike, një koalicion, 33 iniciativa qytetare dhe 23 kandidatë të pavarur.
Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 1.885.448 persona, ku mbi 41 mijë prej tyre do të votojnë për herë të parë. /InLajmi/