C Milan ka arritur të shënojë fitore me rezultat 3:2 ndaj Hellas Veronas, në ndeshjen që e kishin pothuajse të humbur.
Pas 24 minutave, kuqezinjtë e gjetën veten në disavantazh prej 0:2, teksa Caprari dhe Barak realizuan për epërsinë e dyfishtë të mysafirëve.
Ky ishte edhe rezultati i pjesës së parë. Në atë të dytën ishte një Milan krejt tjetër.
Fillimisht Giroud ngushtoi epërsinë në minutën e 59-të pasi shënoi me kokë pas asistimit nga Leao.
Në minutën e 76-të Kessie shënoi nga penalltia, kurse dy minuta më vonë Milani kompletoi përmbysjen.
Ishte Gunter që realizoi autogol e që i dha Milanit pikët e plota nga ky takim.
Me këtë fitore, Milani ngjitet në kuotën e 22 pikëve dhe merr primatin në tabelë, me një pikë më shumë se Napoli që ka një ndeshje më pak të luajtur, shkruan Gazeta Express.
Ndërkohë, Verona mbetet e 13-ta me tetë pikë të grumbulluara.