Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, takuan drejtorin e Doganave të Kosovës Agron Llugaliun, përcjell InLajmi.
Drejtori i Doganave e njoftoi shefin e qeverisë kosovare për nënshkrimin e marrëveshjes me Trepça Sh.A. për rikthimin e terminalit doganor shtetëror në hapësirat e Trepçës në Mitrovicë, dhe ndikimet pozitive që kjo do të ketë.
Kurti dhe Llugalliu u dakorduan që deri në mesin e vitit të ardhshëm në gjithë territorin e vendit të shtrihen terminalet doganore shtetërore. /InLajmi/