11 studentë u mbytën ndërsa 10 të tjerë u shpëtuan gjatë një udhëtimi me shkollën për pastrimin e lumit në provincën Perëndimore të Indonezisë.
Sipas raporteve, 150 nxënës nga një shkollë e mesme islame po ecnin përgjatë bregut të lumit Cileueur në Ciamis, kur 21 nxënës ranë në ujë.
“Moti ishte i mirë dhe nuk pati përmbytje”, tha Deden Ridwansyah, shefi i Zyrës së Kërkimit dhe Shpëtimit në Bandung.
“Ata fëmijë që u mbytën mbanin duart e njëri-tjetrit. Njëri prej tyre rrëshqiti dhe të tjerët e ndoqën”, tha Ridwansyah.
Disa raporte thanë se studentë të moshës mes 12 dhe 15 vjeç po përpiqeshin të kalonin lumin kur ndodhi aksidenti.
Disa mësues u plagosën gjithashtu gjatë përpjekjes për të shpëtuar nxënësit.
“Ekipet e kërkimit i gjetën të gjitha viktimat në drejtim të rrymës”, tha shefi i qarkut Herdiat Sunarya., shkruan DW,
Thuhet se studentët nuk mbanin pajisje personale notimi transmeton Klankosova.tv.
Të gjithë studentët u llogaritën kur operacioni i kërkimit përfundoi të premten në mbrëmje.