Numri i rasteve aktive me virusin korona në Kosovë gjatë javëve të fundit ka rënë dukshëm, përcjell InLajmi.
Sipas raportit të MSH-së, nga 1.467 testime, 20 prej tyre kanë rezultuar pozitiv.
Gjithashtu në 24 orët e fundit janë dhënë 6.411 doza të vaksinës kundër koronavirusit, kurse që nga fillimi i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.489.678 doza të vaksinës.
Ndërsa numri aktiv i rasteve është 786./InLajmi/