• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 23 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Serbi, pronari i hotelit siguroi fjetjen për emigrantët, u etiketua si tradhtar

J G nga J G
15 October 2021
në Bota
0 0
0
Serbi, pronari i hotelit siguroi fjetjen për emigrantët, u etiketua si tradhtar
0
SHPERNDARJE
36
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Vetëm pse u siguroi migrantëve një vend për të fjetur në hotelin e tij në Sombor – qytet në veriperëndim të Serbisë – Sinisha Sevo u etiketua si tradhtar nga ekstremistët e krahut të djathtë dhe u kërcënua me vdekje në mediat sociale.

Fotografia e tij dhe e 5 të tjerëve, plus të dhënat personale, u nxorën në posterët që shpërndau grupi Patrulla e Popullit.

Grupi i akuzon ata të 6 -të për përfitime duke siguruar strehim të paligjshëm për migrantët.

“Ky është një qytet i vogël. Dhe, kur dikush ju etiketon kështu, kjo është një gjë e madhe”, thotë Sevo.

Qyteti i Somborit i ka rreth 80 mijë banorë.

Policia tha se po heton ngjarjen, por, ndërkohë, Sevo u detyrua të mbyllë hotelin e tij.

Sipas Agjencisë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara (UNHCR), Serbia strehon aktualisht rreth 5 mijë refugjatë dhe migrantë.

Ky vend ndodhet në të ashtuquajturën Rrugë Ballkanike, e cila përdoret nga migrantët dhe refugjatët që ikin nga konfliktet, vështirësitë dhe persekutimet.

Numri i migrantëve që hyjnë ilegalisht në Bashkimin Evropian, duke kaluar Ballkanin Perëndimor, pothuajse është dyfishuar këtë vit, ka thënë në muajin Gusht agjencia kufitare e BE-së, Frontex. Shumica e tyre janë nga Siria dhe Afganistani.

Në Sombor, jo shumë larg kufirit me vendet anëtare të BE-së, Kroacinë dhe Hungarinë, refugjatët dhe migrantët janë vendosur në një qendër shtetërore, që nuk ka kapacitet t’i përballojë numrat.

Bujtinat private, si ajo e Sevos, janë shtuar për të mbushur boshllëkun dhe kjo gjë nuk u pëlqen ekstremistëve të krahut të djathtë.

Ata kanë marshuar në Sombor dhe qytete të tjera të Serbisë gjatë vitit të kaluar dhe kanë kryer veprime të tjera, përfshirë kërcënimin e migrantëve, nxitjen e frikës dhe paragjykimeve, thonë vëzhguesit.

Posterët me fotografitë dhe të dhënat e atyre që Patrulla e Popullit i akuzon për përfitime nga kriza e migrantëve, u shfaqën në Sombor më 9 Tetor.

Grupi ekstremist i përhapi akuzat e njëjta edhe në mediat sociale.

“Qytetarë të Somborit, këta janë fqinjët tuaj që ilegalisht u japin strehim migrantëve”, shkroi grupi në faqen e tij në Facebook, e cila ka më shumë se 43 mijë ndjekës.

Kjo ka shkaktuar urrejtje, thotë Sevo. Ka pasur komente si “varini për pemë”, kujton ai.

Të tjerët i cilësuan ata si “tradhtarë”, duke thënë se ata “duhet të dëbohen nga vendi, së bashku me migrantët”.

Sevo thotë se shqetësimet e tij u rritën, pasi gruaja e tij filloi të merrte mesazhe kërcënuese edhe në mediat sociale.

“Fillimisht, nuk e mora seriozisht, por pas një kohe fillova të shqetësohem, sidomos për familjen time”, thotë ai.

Më 12 Tetor, ata që u përmendën në posterë, paraqitën një raport – bashkë me detajet e kërcënimeve që kishin marrë në mediat sociale – në polici. Policia tha se ankesa e tyre do t’iu përcillet prokurorëve vendas.

“Tani ne jemi duke pritur për të parë nëse prokurorët do të ndërmarrin veprime”, thotë Sevo.

Ministria e Brendshme e Serbisë konfirmoi se një raport i tillë është pranuar nga policia në Sombor dhe se ai do t’i përcillet prokurorisë për “procedura të mëtejshme”.

Një ditë pasi u shfaqën posterët, Patrulla e Popullit organizoi një protestë. Me thirrjet “Ne nuk duam migrantë”, dhjetëra njerëz marshuan në rrugët e Somborit.

Aktivistët e krahut të djathtë janë duke përshkallëzuar një situatë tashmë të tensionuar në qytet, ku shumë migrantë detyrohen të flenë në parqe dhe gjetkë, për shkak të mungesës së strehimit.

“Ata po i keqtrajtojnë (refugjatët)… Kërkojnë arsye për t’i sulmuar ata”, thotë Sevo.

Bujtina e tij dhe të tjerat që ofrojnë strehime për migrantët, janë mbyllur nga policia, për shkak të presionit nga aktivistët e krahut të djathtë dhe për shkelje të ligjit serb.

Sipas ligjit në Serbi, vetëm migrantët që aplikojnë zyrtarisht për azil, mund të kenë ligjërisht strehim privat. Me shpresën për të arritur në ndonjë vend të BE-së, shumica e migrantëve nuk aplikojnë në Serbi.

Autoritetet duhet të marrin masa të forta për të kundërshtuar fushatën e nisur në Sombor nga Patrulla e Popullit, thotë Radosh Gjuroviq, anëtar i Qendrës për Ndihmë dhe Mbrojtje të Azilkërkuesve, me seli në Beograd.

“Shprehjet e tilla të paragjykimeve, madje edhe urrejtjes, janë të paligjshme dhe duhet të ndiqen penalisht”, thotë Gjuroviq.

Sipas tij, komunikimi i dobët midis zyrtarëve që drejtojnë qendrat e migrantëve dhe banorëve lokalë ka nxitur frikë dhe paragjykime.

Serbia ka 20 qendra refugjatësh – përfshirë atë në Sombor – që menaxhohen nga Komisariati Serb për Refugjatët dhe Migracionin.

Kjo agjenci nuk iu përgjigj kërkesës së Radios Evropa e Lirë për të komentuar situatën në Sombor.

E ashtuquajtura Patrullë e Popullit daton nga viti 2020, kur u shfaq për herë të parë në disa qytete serbe, duke organizuar protesta kundër migrantëve dhe aksione të tjera.

Në Shkurt të vitit 2020, Damjan Knezheviq postoi një video në mediat sociale, e cila tregonte një grup burrash që dukej se konfrontoheshin me një grup migrantësh dhe refugjatësh në qendër të Beogradit. Të parët u thoshin migrantëve se “do të kenë probleme nëse gratë dhe burrat serbë sulmohen”.

Tags: BeogradKërcënimeSerbi
Postimi i mëparshëm

Pas shumë konflikteve sqarohen Sheila dhe Beniada

Postimi tjetër

Krasniqi për Vitinë: Nuk e njohim, se dimë kush është dhe as çfarë paraqet

Të ngjajshme Postime

Vjedhje si skenar filmi/ Pse ishte vetëm një kamera e jashtme në Muzeun e Luvrit… dhe pse pikërisht filmonte anën e gabuar?
Bota

Vjedhje si skenar filmi/ Pse ishte vetëm një kamera e jashtme në Muzeun e Luvrit… dhe pse pikërisht filmonte anën e gabuar?

22 October 2025
Po thahet liqeni që furnizon Athinën me ujë, publikohen pamjet nga sateliti
Bota

Po thahet liqeni që furnizon Athinën me ujë, publikohen pamjet nga sateliti

22 October 2025
Tragjedi në brigjet e Afrikës Veriore, 40 të vdekur nga fundosja e varkës së mbushur me emigrantë
Bota

Tragjedi në brigjet e Afrikës Veriore, 40 të vdekur nga fundosja e varkës së mbushur me emigrantë

22 October 2025
Starmer: Në Ballkan vihet në provë siguria e kontinentit tonë
Bota

Starmer: Në Ballkan vihet në provë siguria e kontinentit tonë

22 October 2025
Suedia dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje historike për furnizimin me 100 aeroplanë luftarakë Gripen
Bota

Suedia dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje historike për furnizimin me 100 aeroplanë luftarakë Gripen

22 October 2025
Çfarë dihet për Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit të Trumpit në Gaza?
Bota

Çfarë dihet për Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit të Trumpit në Gaza?

16 October 2025
Postimi tjetër
Krasniqi për Vitinë: Nuk e njohim, se dimë kush është dhe as çfarë paraqet

Krasniqi për Vitinë: Nuk e njohim, se dimë kush është dhe as çfarë paraqet

Lajmet e fundit

Poeti Lulzim Logu promovon librin e tij më të ri “Pikënisja e mekatit”

Poeti Lulzim Logu promovon librin e tij më të ri “Pikënisja e mekatit”

22 October 2025
Hernia diskale, simptomat dhe trajtimet natyrale

Hernia diskale, simptomat dhe trajtimet natyrale

22 October 2025
Selimi: Smith hyri në proces të politizuar, Thaçi ishte në aeroplan për ta takuar Trumpin kur iu ngrit aktakuza

Selimi: Smith hyri në proces të politizuar, Thaçi ishte në aeroplan për ta takuar Trumpin kur iu ngrit aktakuza

22 October 2025
Vjedhje si skenar filmi/ Pse ishte vetëm një kamera e jashtme në Muzeun e Luvrit… dhe pse pikërisht filmonte anën e gabuar?

Vjedhje si skenar filmi/ Pse ishte vetëm një kamera e jashtme në Muzeun e Luvrit… dhe pse pikërisht filmonte anën e gabuar?

22 October 2025
Haziri: LDK nuk ka ndryshuar qëndrim për bashkëqeverisje me VV-në

Haziri: LDK nuk ka ndryshuar qëndrim për bashkëqeverisje me VV-në

22 October 2025
“Blerta është e fortë…”/ Revista franceze artikull për fejesën e Princit Leka me Blerta Celibashin, zbulon detajet nga ceremonia private

“Blerta është e fortë…”/ Revista franceze artikull për fejesën e Princit Leka me Blerta Celibashin, zbulon detajet nga ceremonia private

22 October 2025
Po thahet liqeni që furnizon Athinën me ujë, publikohen pamjet nga sateliti

Po thahet liqeni që furnizon Athinën me ujë, publikohen pamjet nga sateliti

22 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu