Kandidati për kryetar të komunës së Suharekës nga rradhët e AAK-së, Bali Muharremaj, ka falendëruar qytetarët e kësaj komune, përcjell InLajmi.
Muharremaj përmes një postimi në Facebook shkroi se e ndjen të domosdoshme që t’i falendëroi të gjithë pa dalim.
Ai tha që jemi qyetarë dhe të tillë do të mbetemi në dashninë tonë për të ardhmen.
Postimi i plotë i tij:
Të nderuar qytetarë,
E ndjej të domosdoshme t’ju falenderoj secilin prej jush dhe pa dallim.
Për përkrahjen dhe mbështetjen në secilin proces.
Për mikëpritjen dhe zemërgjersinë në secilen familje.
Për vendin tonë të pazëvendsueshëm.
Ne jemi qytetarët.
Të tillë mbetemi në dashninë tonë për të ardhmen, me dëshira dhe ëndrra që do të jetësohen gjithmonë.
Bali Muharremaj /InLajmi/