Mozzik publikoi bashkëpunimin e shumëpritur, shkruan InLajmi.
Ai për këtë këngë bashkëpunoi me reperin Dardan dhe Nimo, të cilën e publikuan në orën 00:00, pra të shtunën e 15 Tetorit.
Këtë këngë e titulluan “Për Ty”, të cilën e realizuan me videoklip, në të cilin shfaqet “kupidi i dashurisë” ku i godet vajzat.
Që nga lansimi kjo këngë u prit mjaftë mirë nga fansat dhe grumbulloi mbi 360 mijë klikime në
YouTube.
Mozziku pritet që së shpejti të lansojë albumin “LAMBOZIKI”. /InLajmi/




















