Microsoft po mbyll rrjetin social, Linkedln, në Kinë, duke thënë se ligjet e shtetit kinez janë bërë gjithnjë e më sfiduese.
Ky vendim vjen pasi faqja e rrjeteve të karrierës u përball me bllokimin e llogarive të disa gazetarëve.
LinkedIn do të nisë një version të faqes vetëm për punë, të quajtur InJobs, më vonë këtë vit,
Por kjo nuk do të përfshijë një burim social ose aftësinë për të ndarë ose postuar artikuj, raporton BBC.
LinkedIn ka qenë platforma e vetme e madhe perëndimore e mediave sociale që vepronte në Kinë, transmeton Telegrafi.
Kur filloi së funksionuari në shtetin komunist në vitin 2014, ajo kishte rënë dakord t’i përmbahej kërkesave të qeverisë kineze për të operuar atje, por gjithashtu premtoi se do të ishte transparente në lidhje me mënyrën se si zhvillonte biznes në vend dhe tha se nuk pajtohej me censurën e qeverisë.