Blerim Vela, këshilltari i Presidentes, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se cila do të jetë temë diskutimi në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përcjell InLajmi.
Ai gjithashtu ka bërë të ditur se takimi do të mbahet pasdite dhe se Presidentja do t’i paraqes të arriturat e Kosovës dhe njëherit do t’i ekspozojë veprimet keqdashëse të Serbisë dhe aktorëve të tjerë.
Postimi i plotë i tij:
Sot, @UN Këshilli i Sigurimit do të diskutojë mbi raportin e Kosovës të Sekretarit të Përgjithshëm @antonioguterres. Presidentja Vjosa Osmani do t’i paraqesë të arriturat e Republikës sonë të re dhe do t’i ekspozojë veprimet keqdashëse të Serbisë dhe aktorëve të tjerë. /InLajmi/
https://twitter.com/Blerim_Vela/status/1448924149855002625