Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari emocionhet me videon ku babai i tij këndon Shaban Jasharit, Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe bashkëluftëtarëve të tyre për Liri, përcjell InLajmi.
Përmes një shkrimi në Facebook, Jashari ka shkruar se ideali i luftëtarëve të Kosovës sot është ideali im për zhvillim e demokraci.
“Babush, pusho i qetë, sepse Drenica jote do të bëhet, se Kosova do të zhvillohet dhe liria e demokracia nuk do të kufizohen”, ka shkruar tutje ai.
Postimi i plotë i tij:
Emocion i veçantë nga kjo video që ma dërguan, ku babushi i këndon idealit. Ideali i tij, babës Shaban, Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe bashkëluftëtarëve të tyre për Liri, sot është Ideali im për zhvillim e demokraci. Jo vetëm i imi, por i secilit prej nesh në familjen Jashari, i secilit drenicas dhe shqiptar. Babush, pusho i qetë, sepse Drenica jote do të bëhet, se Kosova do të zhvillohet dhe liria e demokracia nuk do të kufizohen.#idealpërskenderaj #ideal113. /InLajmi/