Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rreth orës ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Bill Klinton, përcjell InLajmi.
Zëdhënësia e Policisë për Prishtinën, Flora Ahmeti ka thënë për Gazetën InLajmi se aksidenti ka dnodhur mes 2 veturave dhe një person ka pësuar lëndime trupore.
“Sot rreth orës 11:00, në rrugën ‘Bill Klinton’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të dy automjeteve.Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor. Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin”, ka deklaruar Ahmeti. /InLajmi/