Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së enjte 4 persona të maskuar kanë hyrë në oborrin e një burri në Pejë, saktësisht në Vitomiricë, përcjell InLajmi.
Policia ka bërë të ditur se të dyshuarit kanë mbyllur në shtëpi 2 pronarët e shtëpisë dhe më pas të dyshuarit kanë kontrolluar e demoluar shtëpinë ku kanë gjetur dhe marrë të holla të gatshme, stoli ari si dhe 2 telefona.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Fsh. Vitomiricë-Pejë, 14.10.2021 – 20:20. Raportohet se katër (4) të dyshuar deri më tani të pa njohur, të maskuar kanë hyr në oborrin e viktimës mashkull kosovar, ku brenda në shtëpi kanë mbajtur të mbyllur dy viktimat mashkull dhe femër kosovarë. Më pas të dyshuarit kanë kontrolluar e demoluar shtëpinë ku kanë gjetur dhe marrë të holla të gatshme, stoli ari si dhe dy telefona. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante. /InLajmi/