Dafina Zeqiri me një Shtator publikoi albumin e saj të quajtur “Dafinë moj”, shkruan InLajmi.
Zeqiri në këtë album bashkëpunoi më shumë emra të njohur të estradës tonë si : Mc kresha, Elinel, Buta, Tuna, etj.
Këngëtarja e njohur u bashkua për herë të parë me Mc Kreshen për “Vet e lype”, të cilës do t’ia bashkangjitin edhe një videoklip.
Videoklipi do të publikohet nesër dhe ishte vetë këngëtarja që e bëri të ditur për fansat përmes një postimi në Instagram, ku postoi disa foto nga xhirimet.
“FRIDAY 18:00 vet e lype”, shkroi ajo. /InLajmi/