Kandidati për kryetar të Prizrenit nga PDK Shaqir Totaj ka vazhduar me prezantimin e programit 4 vjeçar për qeversije në këtë komunë, përcjell InLajmi.
Totaj ka thënë se Prizreni është i ngulfatur nga trafiku dhe mungesa e linjave të rregullta urbane.
Ai ka shtuar se me autobusë të vjetër, orare të çrregullta dhe lagjet në periferi të lëna në harresë, qyteti ynë është shndërruar në një hapësirë kaosi të trafikut.
Postimi i plotë i tij:
Prizreni është i ngulfatur nga trafiku dhe mungesa e linjave të rregullta urbane. Me autobusë të vjetër, orare të çrregullta dhe lagjet në periferi të lëna në harresë, qyteti ynë është shndërruar në një hapësirë kaosi të trafikut. Plani im është ridizajnimi i shpejt i trafikut urban, vendosja e matësve dixhital të orarit dhe blerjen e autobusëve elektrik për të promovuar një qytet të gjelbërt dhe të mirë organizuar. /InLajmi/