Tërmeti ka goditur sërish pasditen e sotme Greqinë.
Mediat greke, bëjnë me dije se tërmeti ishte me magnitudë 5 i shkallës Rihter, dhe epiqendra ishte pranë Naxos, në një thellësi prej 10 km.
Fokusi ishte në det, 25 km në verilindje të ishullit, transmeton Gazeta Express,
Kujtojmë se 2 ditë më parë një lëkundje e fortë tërmeti me madhësi 6.3 u regjistrua në ishullin e Kretës.