Producentja e njohur Vjosa Berisha, në muajin mars është diagnostikuar me sëmundjen e kancerit.
Ajo është duke u treguar e fortë dhe mjaftë motivuese për të gjithë ata që kanë të njëjtën sëmundje.
Minuta më parë ndau një imazh nga ‘PriFest’, paraqitja e së cilës u komentua shumë, duke u shfaqur unike në këtë organizim.
Ajo në mbishkrim të këtij imazhi shkroi: Buzëqeshje e madhe , duke pozuar me mjaftë pozitivitet, shkruan Indeksonline.
Me aktivitetin e saj të palodhshëm, Vjosa tregon që nuk i dorëzohet sëmundjes duke u shfaqur aktive edhe në profesionin e saj.