Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve janë shqiptuar 408 tiketa për qytetarët të cilët nuk i kanë respektuar masat anti-Covid, përcjell InLajmi.
Nga policia është e bërë e ditur se gjatë këtyre orëve janë ka shqiptuar 1472 gjoba trafiku.
Brenda 24 orëve kanë ndodhur 29 aksidente trafiku me dëme materiale dhe 15 të tjerë me të lënduar.
Janë arrestuar 19 persona, 18 janë dërguar në mbajtje e një në vuajtje dënimi. /InLajmi/




















