Policia e Kosovës, më saktë Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njërzore, me njësi në Gjilan, pas një hetimi intensive disa mujorë, ka ndërmarrë një aksion ku janë arrestuar 3 persona, përcjell InLajmi.
3 persona janë arrestuar me dyshimin se kanë kryer veprat penale si “Trafikim me njerëz’’, ”Shërbime seksuale të viktimës së trafikimit’’ si dhe ,”Mundësim ose detyrimi në prostitucion’’.
Policia e Kosovës përmes një postimi në Facebook njoftoi se të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë, si dhe në këtë aksion është identifikuar një viktimë femër e cila është intervistuar në prezencën e punëtorit të Qendrës për Punë Sociale.
Postimi i plotë i Policisë së Kosovës:
3 persona të dyshuar arrestohen për trafikim dhe prostitucion, pas hetimeve disamujore nga Policia dhe Prokuroria
Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore-Njësia në Gjilan në koordinim me Prokurorinë e Shtetit pas një hetimi intensiv disa mujorë, sot më datë 14.10.2021 ka ndërmarrë veprime konkrete me ç’rast janë arrestuar 3 persona të dyshuar meshkuj/kosovarë me dyshimin se kanë kryer veprat penale “Trafikimi me njerëz’’, ”Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit’’ si dhe ,”Mundësimi ose detyrimi në prostitucion’’.
Lidhur me këtë rast është identifikuar edhe viktima e trafikimit (femër) e cila është intervistuar në prezencën e punëtorit të Qendrës për Punë Sociale (QPS-së), si dhe mbrojtësit të viktimave dhe të njëjtës i janë ofruar të gjitha shërbimet sipas proceduarve.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit 3 të dyshuarit janë ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, për proceduar të mëtejme, përderisa hetime të tjera lidhur me rastin janë në proces.
Policia e Kosovës me autoritete kompetente mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e dukurive negative në vend dhe veprave penale që përcakton kodi penal në përgjithësi, përderisa masa rigoroze do të ndërmerren ndaj të gjithë personave që bien në kundërshtim me ligjet e aplikueshme të Republikës së Kosovës. /InLajmi/