Ka shkuar në 19 të vdekur dhe 14 të zhdukur bilanci nga tajfuni Kompasu, i cili goditi Filipinet duke shkaktuar rrëshqitje toke dhe përmbytje.
Tajfuni ka shkaktuar në vetëm 2 ditë një sasi uji që normalisht regjistrohet gjatë një periudhe prej më shumë se një muaji, transmeton Gazeta Express.
Provincat e ishullit Luzon, më të populluarit, u shkatërruan nga tajfuni, i cili shkaktoi dëme në vlerën e mbi 17 milionë eurove.