Kandidati për kryetar të Dragashit nga LDK-ja, Behxhet Xheladini, ishte i ftuar në Edicionin Zgjedhor në Klan Kosova, shkruan InLajmi.
Xheladini tha se nuk ka program që nuk mund të realizohet por problem është tek besimi.
Ai shtoi se gjatë 14 vjet qeverisje janë bërë shumë lëshime, shumë dobësi dhe shumë gjëra që i kanë premtuar dhe nuk i kanë realizuar.
“Nuk ka program që nuk mund të realizohet por problemi është tek besimi. Qeveria aktuale e ka humbur besimin tek qytetarët dhe se pavarësisht se çfarë programi do ta paraqesin, ata nuk do të besojnë se do ta realizojnë për arsye se gjatë qeverisjes 14 vjeçare ka pasur shumë lëshime, shumë dobësi dhe shumë gjëra që i kanë premtuar në zgjedhjet e kaluara nuk i kanë realizuar”./InLajmi/