Kandidati për kryetar të komunës së Prizrenit nga PDK, Shaqir Totaj, u shpreh se gjatë këtyre muajve ka mbajtur shënum çdo kërkesë të qytetarëve e çdo sugjerim në lagje e fshatra, përcjell InLajmi.
Ai tha që i njeh sfidat e qytetit por edhe potencialin e madh të zhvillimit.
Postimi i plotë i tij:
Kam takuar qindra e mijëra prej jush gjatë këtyre muajve. Kam mësuar dhe mbajtur shënim çdo kërkesë e sugjerim në lagje e fshatra. I di dhe i njoh sfidat e qytetit tonë, por edhe potencialin e madhë të zhvillimit. Bashkë do të qeverisim. Bashkë mund ta bëjmë sërish të jetueshëm Prizrenin tonë. /InLajmi/