Ministria e Shëndetësisë bazuar në të dhënat nga Instituti Kombëtare i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se brenda 24 orëve në Kosovë është raportuar vetëm një rast i vdekjes nga koronavirusi, përcjell InLajmi.
Nga MSH është bërë e ditur se janë shëruar 36 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.448.
Në total numri i rasteve aktive është 1.043. /InLajmi/