Kryeministri i vendit , Albin Kurti ka reaguar pas situatës në veriun e vendit ku ka thënë se aksioni i policisë ka përfundur dhe i’u ka bërë thirrje qytetarëvë që të mos bien pre e mediave serbe që e mbrojnë krimin, korrupsionin dhe kontrabandën dhe duan ta politizojnë dhe etnizojnë atë, përcjell InLajmi.
Kurti gjithashtu ka shkruar për aksionin e policisë duke thënë se kto veprime parapriren nga hetimet intesive dhe janë me urdhër të prokuroriseë dhe gjykatës kompetente.
Postimi i plotë i tij:
Aksion i Policisë kundër krimit e kontrabandës në Prishtinë, Pejë dhe në veri e jug të Mitrovicës
Herët në mëngjesin e sotëm, Policia e Kosovës, me qëllim të luftimit të kontrabandës ka filluar operacione bastisjeje në disa lokacione të ndryshme në Prishtinë, Pejë e Mitrovicë (si në jug ashtu edhe në veri).
Këto veprime policore janë paraprirë nga hetimet intensive dhe janë me urdhër e të bashkërenduara me prokuroritë dhe gjykatat kompetente. Janë sekuestruar mallra e dëshmi të tjera që paraqesin edhe prova materiale.
Krimi dhe grupet kriminale nuk do të tolerohen dhe do të luftohen. Kontrabandën do ta luftojmë e do ta parandalojmë.
Aksioni i sotëm policor ka përfunduar. U bëj thirrje qytetarëve në komunën veriore të Mitrovicës që të mos bien pre e disa medieve në Serbi që e mbrojnë krimin, korrupsionin dhe kontrabandën dhe duan ta politizojnë dhe etnizojnë atë. /InLajmi/