Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, ka aprovuar sot kërkesën e Auditorës së Përgjithshme, Vlora Spanca, për uljen e pagës nga 3.821 në 2.800 euro.
Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, e parashtroi kërkesën në Kuvendin e Kosovës për zbritjen e pagës së saj ditë më parë.
Kërkesa e saj që u shqyrtua në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, ishte vlerësuar si pozitive nga deputetët e opozitës, por ata kritikuan Qeverinë që nuk po miraton Ligjin për Pagat, i cili sipas tyre, rregullon pagat e të gjithë punonjësve në sektorin publik.
Paga bazë e Auditorit të Përgjithshëm ishte 3.746 euro, plus shtesën bazë të përvojës së punës prej 0.5 përqind për çdo vit të plotë pune, përcjell Klan Kosova.
Më poshtë gjeni kronikën e realizuar nga gazetarja Agnesa Sahiti më 7 Tetor të këtij viti.