Në një debat të organizuar me kandidatët për kryetar komunë në Prishtinë, Daut Haradinaj nga Aleanca e Ardhmërinë së Kosovës, u shpreh se një ndër problemet kryesore të Prishtinës janë objektet e palegalizuara, përcjell InLajmi.
‘Ndër problemet kryesore të Prishtinës janë objektet e palegalizuara. Mbi 46.000 njësi banesore nuk kanë leje. Ky problem e dëmton qytetarin dhe ndërtuesin. Në bazë të Ligjit të Procedurës Administrative dhe Ligjit të Ndërtimit, do të emërohet një komision i ekspertëve për pranim teknik të objekteve për legalizim’u shpreh Haradinaj.
Sipas tij komisioni i jashtëm do të përbëhet nga arkitektë, ndërtimtarë, inxhinierë të ndërtimtarisë, juristë etj.
‘Komisioni i ekspertëve do të kompensohet dhe do të bashkëpunojë me ndërtuesit dhe pronarët e tokave’, tha Haradinaj./InLajmi/