Shefi i Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell ka reaguar lidhur me incidentet e sotme në veri të Mitrovicës, ku Policia e Kosovës po zhvillonte një aksion kundër kontrabandës së mallrave.
Borrell përmes një reagimi në Twitter ka shkruar se incidentet e dhunshme në veri të Kosovës duhet të ndalen menjëherë.
“Incidentet e dhunshme në veri të Kosovës duhet të ndalen menjëherë. Veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara që rrezikojnë stabilitetin janë të papranueshme. Të gjitha çështjet e hapura duhet të adresohen përmes Dialogut të lehtësuar nga BE. Ne jemi në kontakt me Beogradin dhe Prishtinën”, ka shkruar Borrell.
Ndryshe gjatë aksionit të sotëm në veri, policia është sulmuar nga serbët lokalë me gur, shok bomba, gaz lotsjellës e mjete të tjera, transmeton Telegrafi.
Si rezultat i kësaj 6 pjesëtarë të policisë janë lënduar kurse janë arrestuar 8 persona.