Kosova mbrëmjen e kaluar humbi ndeshjen ndaj Gjeorgjisë e cila ishte duke u zhvilluar për Botërorin 2020, raporton InLajmi.
Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes së bashku me presidentin e FFK-së Agim Ademi kanë mbajtur konferencë për media në të cilën u bë e ditur se Challandes i ka ndarë rrugët me Përfaqësuesen e Kosovës.
Në këtë konferencë Ademi Ademi tha se Kosova e falënderon Challandesin për punën e tij.
“Jemi mbledhur për të ardhmen tonë dhe për udhëheqjen e trajnerëve. Duke i pasur parasysh objektivat që i kemi pasur, e falënderojmë për punën e tij. Ka qenë historike çka kemi bërë. E gjatë rrugës më pas nuk i kemi përmbush objektivat”, tha Ademi.
“Në mënyrë të përbashkët kemi vendosur t’i ndajmë rrugët”, shtoi ai.
70-vjeçri ishte emëruar trajner i Kosovës në mars të vitit 2018 nga ish-presidenti i ndjerë i FFK-së dhe legjenda e futbollit shqiptar Fadil Vokrri, ai gjiashtu kishte kontratë me Kosovën deri në Dhjetor të vitit 2022, mirëpo kontrata e tij u shkëput pas disfatës me Gjeorgjinë.
Në 28 ndeshje zyrtare me Kosovën, Challandes i arriti 9 fitore, 7 barazime dhe 12 humbje. /InLajmi/

















