Në pamundësi të shkoj në Prizren, kryeministri i vendit të Kosovës, Albin Kurti nga Istogu përmes një video-mesazh i ka uruar ditëlindjen kreu të Prizrenit Mytaher Haskukës, përcjell InLajmi.
Kurti përmes kësaj video ka bërë të ditur se Haskuka ka mbushur 48 vjet, ku i njëjti i ka uruar gjitha të mirat.
“Urime 3 herë Myt. 48-shi kur shumëzohet me 3, jep rezultat 144. Uroj që të shumëfishohen vitet me plot shëndet dhe lumturi”, ka thënë Kurti në urimin e tij.
Pas kësaj Haskuka ka shpërndar videon në porfilin e tij në Facebook duke e falënderuar Kurtin për urimin special.
“Kryeministër Albin Kurti faleminderit për urimin tuaj! Jeni shembulli ynë se si punohet për të mirën e vendit, me guxim, dije e vendosmëri. Ditëlindja ime le të jetë vetëm uverturë e fitores së 17 tetorit, e festës sonë të përbashkët. Faleminderit për urimin dhe për shërbimin tuaj ndaj vendit tone”, ka thënë kreu i Prizrenit. /InLajmi/