Kandidati për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj ka thënë se qeverisja e tij do të ndihmojë bizneset në mënyrë direkte, përcjell InLajmi.
Ai në një vizitë në fabrikën “Zinkunie”, tha se fondi për bizneset parashesh përkrahje për kompanitë e kësaj komune, për ngritjen e kapaciteteve prodhuese dhe përmirësimin e kushteve të punës.
Totaj u zotua se do të ringjallë ekonomikisht Prizrenin, duke ofruar lehtësira për bizneset.
Postimi i tij i plotë:
Fabrika “Zinkunie” është ndër kompanitë e suksesshme të Prizrenit që tashmë është lidere në prodhimin e materialeve të zinkut, bakrit, aluminit e plubmit. Në vizitën time me bashkëpuntorë në “Zinkunie”, u zotuam se qeverisja jonë do t’i ndihmojë bizneset në mënyrë direkte. Fondi për bizneset parasheh përkrahje për kompanitë e Prizrenit në mënyrë që të ngriten kapacitetet prodhuese e të përmirësohen vazhdimisht kushtet e punës. Së bashku do të ringjallim ekonomikisht Prizrenin duke u ofruar sektorit të bizneseve lehtësira dhe rifunksionalizuar Zonën Ekonomike.
#votopdk177 #votoshaqirtotaj./InLajmi/