Gjykata Themelore në Prishtinë ka shqiptuar masën prej 30 ditësh paraburgim për pesë persona të dyshuar për vepra penale që lidhen me terrorizëm.
Ata janë arrestuar më 10 Tetor në një aksion të policisë, njofton Klankosova.tv.
Të dyshuarit thuhet se kanë kryer vepra kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së vendit dhe gjithashtu kanë qenë në përgatitje të veprave të tjera terroriste.