Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, i ftohtë dhe me riga lokale shiu, megjithatë reshjet do të fillojnë të rrallohen dhe të ulen në intensitet. Në viset e larta malore priten fjolla të dobëta bore.
Në Shqipëri nesër reshjet pritet të ndalen dhe pritet mot i freskët me vranësira dhe intervale kohore me diell. Më shumë diell do të ketë përgjatë viseve bregdetare dhe mesdhetare.
Mot kryesisht i vranët nesër pritet edhe në Maqedoninë Veriore, Luginë dhe Mal të Zi, ndërsa në jug të Malit të Zi priten intervale kohore me diell. Vende-vende mund të ketë riga kryesisht të dobëta shiu.
Të mërkurën në tërë rajonin na pret mot i freskët dhe kryesisht i vranët. Në disa rajone mund të ketë intervale kohore me diell dhe po ashtu edhe riga kryesisht të dobëta shiu. Në viset e larta malore fjolla dëbore.
Të enjtën cikloni i ri na sjell reshje të reja shiu dhe reshje bore në viset malore. Në disa vise përsëri priten reshje të dendura shiu, por asgjë ekstreme nuk pritet. Në viset malore priten reshje të dendura bore, shkruan Meteo Ballkan.
Sipas ecurive aktuale mot i ngjashëm do të vazhdojë edhe ditëve të ardhshme, përderisa për fundjave na pret mot i freskët me rritje të lehta të temperaturave, por ende mund të ketë gjasa për riga lokale shiu dhe fjolla bore në viset kodrinore-malore. Përmirëm i ndjeshëm i motit priten në fillim të javës së re.