Kosova do të luajë kundër Gjeorgjisë në stadiumin “Fadil Vokrri” duke filluar nga ora 20:45.
“Dardanët” kanë publikuar formacionin zyrtar që do të startojnë në këtë ndeshje.
Formacioni i Kosovës: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Fazliji, Aliti, Halimi, Dresevic, Halimi, Celina, Rashani, Muriqi, Rashica.
Të 2ja kombëtaret tashmë kanë humbur gjasat për t’u kualifikuar tutje, megjithatë do të synojnë fitoren sot që të ngriten në tabelë.
Ekipi i drejtuar nga Bernard Challandes llogariten favorit në këtë ndeshje, shkruan Klan Kosova.
Ndeshjen e parë mes këtyre 2 kombëtareve të luajtur më 2 shtator në Batumi e pati fituar Kosova 0:1 me golin e vetëm të realizuar nga Vedat Muriqi.