Në Shqipëri vijon të bjerë pozitiviteti i rasteve të reja krahasuar me testimet e kryera. Nga 15 % që ishte pozitiviteti i rasteve të reja nga 1 deri në 11 Shtator, tashmë ka zbritur në 13 %.
I lartë vijon të mbetet numri i fataliteteve. Afërsisht 1.6 % e rasteve pozitive, apo e thënë ndryshe 59 persona kanë humbur jetën për shkak të komplikacioneve të Covid gjatë kësaj periudhe.
Sipas bluzave të bardha, mbi 99 % e viktimave janë persona të pavaksinuar. Edhe shtrimet në spital javën e fundit kanë pësuar rënie.
Prej muajti Korrik kur në Shqipëri nuk është regjistruar asnjë vdekje, kjo javë ka regjistruar një rënie të lehtë krahasuar me rastet pozitivë në Shqipëri, shkruan tvklan.al
Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se edhe në javët në vijim pritet një rënie e lehtë e kurbës së Covid. Sipas tyre këto efekte po ndihen për shkak të vaksinimit të popullsisë. Për të rritur mbulesën vaksinale në vend, autoritetet shëndetësore Tetorin e kanë lënë muaj të hapur për vaksinimin e çdo personi mbi 18 vjeç dhe kryesisht studentët.
