Ministri Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu, ka mbajtur konferencë për media, ku ka dhënë detaje mbi pezullimin e punimeve të Ndërmarrjes Publike Banesore, në lagjen Lakrishte raporton InLajmi.
Sipas Aliut, ministria i ka pezulluar punimet, pasi gjatë rrënimit të një objekti të vjetër, u bë e ditur se kishte materiale të azbestit e të cilat konsiderohen kancerogjene, ai shtoi se rrënimi ka qenë masiv dhe punëtorët kanë qenë pa mbrojtje.
“Është rrethuar objekti dhe është ndaluar qasja e personave me të marrë vesh për rrezikun. Pastrimi është kërkuar të bëhet nga ushtria e Kosovës me veshje dhe pajisje të duhura. Pas pastrimit të zonës është normalizuar gjendja dhe mësimi ka filluar prapë”.
Ministri tha se për këtë çështje është mashtruar drejtoria e Urbanizmit të komunë së Prishtinës, ngase leja e rrënimit është lëshuar pa e ditur përbërjen e materialit.
“Është kuptuar se është lëshuar leje nga komuna. Gjatë trajtimit të dokumentacionit është vërejtur se leja rrënimit është lëshuar me 6 Gusht në bazë të planit të rrënimit. Leja që është lëshuar, është lëshuar duke mos e ditur se ka selonit. Në një farë mënyrë është mashtruar drejtoria e Urbanizmit të komunë së Prishtinës”./InLajmi/