Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai tha se duhet të negociojmë me komunitetin ndërkombëtar.
“Duhet të negociojmë me komunitetin ndërkombëtar. Duhet ta bindim me qene me neve kundër Serbisë“, u shpreh ai.
Tutje, kryetari i LDK-së tha në Kanal10 se asnjëherë nuk e ka kundërshtuar dialogun si mjet, por shpeshherë e ka kundërshtuar përmbajtjen.
“Rendi kushtuetues nuk duhet të cenohet, duhet mbrojtur. Shkëmbimi i territoreve, kauzë qe e kam kundërshtuar gjithmonë. Dialogu duhet të marrë zgjidhje, nuk duhet ti shmangemi dialogut“, tha Abdixhiku.