Kandidati për kryetar të Prishtinës nga rradhët e PDK-së, Uran Ismaili, u zotua në lagjet Tophane dhe Arbëri, përcjell InLajmi.
Ismaili u zotua se lagjet Tophane dhe Arbëri do të kenë vëmendje më të madhe institucionale. Ai ka thënë se deri në Dhjetor të vitit 2024 së bashku do ti’i ndreqin këto problem.
Postimi i plotë i tij:
24 orë Kryetar – ora 15:00, zotimet në Tophane dhe Arbëri
Zotohem se lagjet Tophane e Arbëri do të kenë vëmendje më të madhe institucionale se deri tash.
Deri në dhjetor 2024 bashkë do t’i ndreqim këto probleme:
Funksionalizimi i ish-stacionit të trenit në muze të dëbimit
Trajtimi i hapësirës së gjelbër përgjatë hekurudhës
Ndërtimi i shtigjeve për çiklist përgjatë unazës qendrore dhe në rrugët e tjera
Shenjëzimi dhe ndriçimi i të gjitha rrugëve
Parking për banorët e lagjes
Lidhja e lagjes Arbëria me Parkun Qendror përmes urës për këmbësorë e çiklistë
Trajtimi i rrethit në hyrje të lagjes Arbëria – shtimi i trotuareve
Lidhja e lagjes Arbëria me qendrën dhe magjistralen për Fushë Kosovë –
finalizimi i rrugës unazore
Funksionalizimi i lidhjes së lagjes Tophane me lagjen Arbëri përmes
mbikalimit apo nënkalimit
Shqyrtimi i mundësive hapësinore për ndërtimin e qerdheve në këto lagje
Transformimi i Tulltores në qendër multifunksionale kreative-digjitale
Riorganizimi i trafikut për shkak të rrugëve të ngushta dhe ulja e
shpejtësisë në 30km/h
Prishtina na bashkon /InLajmi/