Kandidati për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj ka thënë se ky qytet është lënë në harresë për sa i përket turizmit, përcjell InLajmi.
Ai u zotua se do të punoj për dyfishim buxheti, duke hartuar një guidë të re turistike dhe lansuar projektin e “10 fshatrave turistik”.
Totaj premtoi edhe përkujdesje të Qendrës Historike dhe projekte të tjera.
Postimi i plotë i tij:
Prizreni është qytet me potencial të madh turistik. I lënë në harresë këto katër vite, zotohem se do të punoj shumë për dyfishim të buxhetit duke hartuar guidën e re turistike, lansimin e projektit të “10 fshatrave turistik”, përkujdesje maksimale të Qendrës Historike dhe të tjera projekte. Bashkë për Prizrenin
#votopdk177 #votoshaqirtotaj./InLajmi/