Kandidati i PDK-së për Prizren, Shaqir Totaj ka bërë të ditur se çdo ditë e më shumë është duke vazhduar të prezantoj idetë e tij për rikëkëmbje ekonomike, përcjell InLajmi.
Totaj ka bërë të ditur se i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Flutra dhe disa asamblesitë kanë vizituar disa biznese në Bazhderhane.
Totaj gjithashtu ka shkruar se prizrenasit janë tregtar të zellshëm, të cilët kanë ndërtuar kompani të suksesshme.
Postimi i plotë i tij:
Po vazhdojmë të prezantojmë idetë tona për rimëkëmbjen ekonomike. Këtë të hënë, së bashku me bashkëshorten Flutra dhe kandidatët tanë për asamble, Edona Krasniqi dhe Kushtrim Çoçaj, vizituam shumë biznese në Bazhderhane për të shpjeguar se si me plane konkrete e të realizueshme do t’u dalim në ndihmë sektorit të biznesit.
Prizrenasit janë tregtar të zellshëm, të cilët kanë ndërtuar kompani të suksesshme. Prandaj nëpërmjet Fondit për biznese e funksionalizimit të Zonës Ekonomike parashohim mbështetje direkte për zhvillimin e mëtutjeshëm të tyre. /InLajmi/