Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, njëherësh kandidat për një mandat të radhës në këtë komunë, ka prezantuar shetitoren e ndërtuar në drejtim të Grykes së Deçanit, përcjell InLajmi.
Ramosaj duke përshkruar shetitoren, ka thënë se po punojnë në krijim të mundësive që qytetarët të shijojnë bukuritë e natyrës.
Ai tha Deçani është i qytetarëve dhe këtë komunë do ta bëjnë kryqytet të turizmit.
Postimi i tij i plotë:
Kjo është shetitorja e bukur që po shkon drejtë finalizimit, në drejtim të Grykës së bukur të Deçanit!
Projekt ky që përmbanë në vete ndërtimin e shëtitores, ndriqimit, ulëseve, muret mbrojtëse me arkitekturë tradicionale vendore, kanalin e ujit, hapësira për pushim, trajtim i veçantë i “KRONIT TË THANËS” e do të vazhdoj me ndërtimin e shtegut tjetër të këmbësorëve dhe çiklistëve deri tek Qendra Rinore, e Kolonia e Artistëve!
Kështu, ne po punojmë në krijimin e mundësive, që qytetarët tonë, ti shijojnë dhe përjetojnë bukuritë që na i fali Zoti, e që nuk ka kush që na i ndalë.
Për këtë kam qenë i vendosur dhe i pathyeshëm nga dita e parë që kam marrë mandatin, që me besimin e tyre më dhanë qytetarët për të qenë Kryetar!
Deçani është i qytetarëve të Deçanit, prandaj edhe motoja jonë, që nuk është vetëm moto, por është zotim i yni i sinqertë #PërDeçaninSkaMeUndal.
Dhe nuk do të ndalemi.
Do ta bëjmë Deçanin që qytetarët e Deçanit e duan dhe janë krenarë me të!
Ajo që është ënderr e jona e përbashkët!
Kryeqytet të turizimit në Kosovë!
Jemi bashkë në rrugën dhe vizionin tonë!
Do të jemi bashkë me 17 tetor!
Do të jemi bashkë gjithmonë!
#AAK121.BR./InLajmi/