• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 17 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Albin Kurti dhe raporti i tij me UNMIK-un ndër vite

J G nga J G
11 October 2021
në Kosovë
0 0
0
Albin Kurti dhe raporti i tij me UNMIK-un ndër vite
0
SHPERNDARJE
26
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Albin Kurti, ia ka hapur sot derën e zyrës së tij në Qeveri shefit të UNMIK-ut, Zahir Tanin, duke e pritur në takim. Në vitin 2006, Kurti me shokë i kishin bllokuar hyrjet e selisë së UNMIK-ut, duke kërkuar që ky mision ndërkombëtar të largohej nga Kosova. Krerët e UNMIK-u për Kurtin ishin urdhërdhënësit e vrasjeve të dy aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje gjatë protestave të dhunshme në shkurt të vitit 2007.

Nga rruga, që prej kur nisi ta zhvillojë angazhimin e tij politik, Albin Kurti kërkoi largimin e UNMIK-ut nga Kosova. Për të, UNMIK-u ishte strukturë autoritare. Por, për Kurtin kryeministër, UNMIK është autoritet me të cilin bashkëpunon.

Qysh në vitin 2004, Kurti i kishte mbledhur disa qytetarë për të protestuar në Prishtinë kundër UNMIK-ut. Besonte se kundërshtimi do të vazhdonte deri kur UNMIK-u ta linte Kosovën.

“Është pesë vjetori i Rezolutës 1244 dhe nuk dëshironim të lejojmë që kjo ditë të kalojë duke festuar institucionet tona me UNMIK-un. Kosova është duke shkuar në procese negative në çdo aspekt, social, ekonomik dhe politik. Prandaj, ne simbolikisht filluam lëvizjen tonë joviolente, e cila do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave tona, statusin e qytetarit dhe në të njëjtën kohë datën sa më të shpejtë kur UNMIK-u do të dalë nga Kosova”, kishte thënë Kurti më 10 qershor 2004, atëherë si kryetar i Rrjetit të Aksionit për Kosovën.

Për çdo vit, UNMIK-u u bë armik edhe më i madh për Albin Kurtin dhe Lëvizjen e tij. Dy vjet pas, më 9 qershor të 2006-ës, Kurti me shokë i kishin bllokuar hyrjet e selisë së UNMIK-ut, në një aksion ku ishin arrestuar dhjetëra aktivistë. Kurti paralajmëronte se nuk do të ndashin.

Derisa konfrontimi i Kurtit me UNMIK-un bëheshin gjithnjë e më agresive, më 10 shkurt 2007, një protestë e dhunshme kundër pakos për statusin e Kosovës që kryenegociatori ndërkombëtar Martti Ahtisaari e pati dorëzuar në Prishtinë dhe në Beograd paraprakisht, ishte fatale për Mon Balajn dhe Arben Xheladinin, dy aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët vdiqën nga plumbat e gomës. Më shumë se 80 të tjerë kishin mbetur lënduar, katër prej të cilëve rëndë, si dhe 15 ishin arrestuar gjatë kësaj proteste që kishte eskaluar në përleshje të dhunshme ndërmjet protestuesve dhe policisë në qendër të Prishtinës.

Policia kishte ndërhyrë me gaz lotsjellës për të shpërndarë mijëra protestues, anëtarë dhe simpatizantë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kishin tentuar të çanin kordonin e Policisë së Kosovës dhe policisë së UNMIK-ut, që ishte vendosur në afërsi të ndërtesave të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.

Fillimisht protestuesit ishin nisur nga selia e Vetëvendosjes dhe të prirë nga lideri i tyre Albin Kurti kishin marshuar nëpër qendër të kryeqytetit, ku të ndeshur me forcat e shumta të policisë speciale kishin brohoritur kundër UNMIK-ut.

Protesta tragjike u pasua me dy dorëheqje, atë të ministrit të atëhershëm Punëve të Brendshme, Fatmir Rexhepi, dhe komisionerit të policisë së UNMIK-ut, Stephen Curtis. Ky i fundit, tri ditë pas protestës, bashkë me zëvendës-shefin e atëhershëm të UNMIK-ut, Steven Shook, kishin premtuar një hetim gjithëpërfshirës për rrethanat e vrasjeve, si dhe një hetim lidhur me aktivitetet e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërkohë që lideri i saj, Albin Kurti po atë ditë pritej të paraqitjej për herë të parë para gjykatës, pasi ishte arrestuar dhe po mbahej në paraburgim.

Për këtë bilanc tragjik, Kurti e akuzoi UNMIK-un, fajësi kjo, që sipas tij, u dëshmua edhe me ikjen e kontingjentit policor rumun nga Kosova. Ngjarjet e 10 shkurtit 2008, sipas tij, ishin një skenar i paramenduar i UNMIK-ut, që kishte si qëllim shtypjen e nismave dhe kërkesave të shqiptarëve të Kosovës për vetëvendosje.

Një vit pas asaj proteste, Kurti thoshte se UNMIK-u po e fshihte të vërtetën, duke i akuzuar krerët e këtij misioni të OKB-së si urdhërdhënës të vrasjeve.

“Nuk mund të thuhet se sistemi i drejtësisë ka dështuar, për shkak se ai as që ka provuar e as që ka tentuar të zbatojë drejtësi për demonstratën e 10 shkurtit. UNMIK-u nuk do që të zbardhet e vërteta, sepse do të zbuloheshin edhe krerët e UNMIK-ut si urdhërdhënës të këtij krimi”, ishte shprehur Kurti.

Sot, si pushtetar, në prag të mbledhjes së radhës për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, kryeministri Albin Kurti e ka pritur në zyrën e tij në Qeveri shefin aktual të UNMIK-ut dhe Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Zahir Tanin.

Tanini, siç njoftoi Zyra e Kryeministrit, ia prezantoi Kurtit në pika të shkurta përmbajtjen e raportit të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë që do të prezantohet në Këshillin e Sigurimit të premtën. Raporti fokusohet në reformat e qeverisë, sundimin e ligjit, çështje të sigurisë si dhe gjendjen dhe menaxhimin e pandemisë, shkruan Gazeta Express.

Kurti e falënderoi Taninin për këtë, duke ia shprehur atij disa shqetësime lidhur me pluralizmin dhe demokracinë në komunat me shumicë serbe në Kosovë.

Tags: Albin KurtiRaportiUNMIK
Postimi i mëparshëm

Bie numri rasteve me koronavirus në Itali

Postimi tjetër

Hoxhaj: Në Beograd mbahet samit kundër Kosovës

Të ngjajshme Postime

KQZ-ja me detaje për verifikimin e rezultateve, përmbyllet procesi në 13 komuna
Kosovë

KQZ-ja me detaje për verifikimin e rezultateve, përmbyllet procesi në 13 komuna

16 October 2025
Mot me vranësira e intervale kohore me diell
Kosovë

Në Kosovë pritet të mbajë mot i freskët, me vranësira të shpeshta

29 September 2025
Pamje / Rrahen mes vete disa gra e burra në mes të sheshit në Mitrovicë, paraqiten si lëmoshkërkues palestinezë
Kosovë

Pamje / Rrahen mes vete disa gra e burra në mes të sheshit në Mitrovicë, paraqiten si lëmoshkërkues palestinezë

28 September 2025
Ushtarët e FSK-së përgatiten për qitje nga distanca të largëta
Kosovë

Ushtarët e FSK-së përgatiten për qitje nga distanca të largëta

28 September 2025
Zgjedhjet e 12 Tetorit, Italia i sjell 24 karabinierë në Kosovë
Kosovë

Zgjedhjet e 12 Tetorit, Italia i sjell 24 karabinierë në Kosovë

25 September 2025
548 raste të reja me tuberkuloz për vitin 2024
Kosovë

548 raste të reja me tuberkuloz për vitin 2024

25 September 2025
Postimi tjetër
Hoxhaj reagoj ndaj Malit të Zi që refuzoj të sjell ushtarë në misionin e KFOR-it në Kosovë

Hoxhaj: Në Beograd mbahet samit kundër Kosovës

Lajmet e fundit

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

16 October 2025
Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

16 October 2025
Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu