Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth orës 18:00 ka ndodhur një aksident mes një treni dhe një veture në Pejë, përcjell InLajmi.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova ka thënë për InLajmin se pas këtij aksidenti të lënduar kanë mbetur 6 persona.
“Sot me datë 11.10.2021, rreth orës 18:00, Policia është informuar për një aksident trafiku në mes trenit të udhëtarëve dhe një veture, si pasojë e këtij aksidenti 6 persona kanë pësuar lendime trupore të njejtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë”, ka deklaruar Rugova. /InLajmi/