Kandidati i AKR-së për kryetar të komunës së Prishtinës, Gëzim Mehmeti para banorëve të fshatit Mramor ka thënë se buxheti për sektorin e bujqësisë do të jetë 6 milionë euro, përcjell InLajmi.
“Fokus të veçantë ka bujqësia, zotohem se me ardhjen në pushtet ne do ta ngrisim diku në 500% buxhetin e bujqësisë në 6 milionë”.
Gjatë këtij fjalimi Mehmeti ka thënë se rendësi të veçante a kanë prodhuesit e qumështi, ngase siç ka thënë ka marrë shumë ankesa për çmimet jo të përshtatshme.
“Fokus të veçantë kemi për fermerët që merren me prodhimin e qumështit sepse në bisedat që i kemi pasur me fermerë shumë kanë ankesa që çmimi nuk është që iu përshtatet”.
“…do t’i vendosim në lagjet kryesore të Prishtinës automatët e qumështit, nuk po shpikim asgjë, vetëm po i marrim shembujt se si veprojnë shtetet këtu afër në rajon”. /InLajmi/


















