Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se është hapur formulari i aplikimit për subvencionim të kredive, përcjell InLajmi.
Murati ka shkruar se pas që të kenë marrë kreditin, mund të aplikoni për subvencione në platformen e-Kosova për të plotësuar formularin.
Njoftimi i plotë i tij:
Formulari i aplikimit për subvencionim të kredive personale/konsumuese tani është i hapur në eKosova.
Pasi të keni marrë kredinë në njërin nga institucionet financiare të licencuara në vend, duhet të shkoni në portalin eKosova për të plotësuar formularin e aplikimit. Formularin e gjeni duke ndjekur hapat si në fotot e bashkangjitura.
Me rëndësi: llogaria bankare ku paguhet subvencionimi duhet të jetë në emër të aplikuesit, përndryshe nuk mund të bëhet transferi. /InLajmi/