Kandidati për komunen e Prizrenit nga radhët e PDK-së Shaqir Totaj se bashku me me kandidatët për asamble komunale të kësaj partie ka vizituar klubin e atletikës “Prizreni”, përcjell InLajmi.
Totaj, tha se vajzat djemtë e klubit të atletikës janë kampionët e krenaria e qytetit.
Ai është zotuar e si kryetar i ardhshëm i Prizrenit do të jetë gjithnjë pranë sportistëve tanë duke i ndihmuar e përkrahur financiarisht drejt arritjeve të reja.
Postimi i plotë i tij:
Së bashku me Kushtrim Çoçaj, Jenuz Kolloni, Elona Hoxha dhe Resmi Kryeziu, kandidatët tanë për Asamble, takuam klubin e atletikës “Prizreni” që drejtohet nga trajneri i suksesshëm, Bajram Duja.

Vajzat e djemtë e klubit të atletikës janë kampionët e krenaria e qytetit. Kupat e medaljet e fituara janë histori e suksesit të sportit prizrenas. Puna e pa ndalur e arritjet e shumta të tyre meritojnë përkrahjen e organeve komunale.
Si ish-sportist e menaxher i klubeve të qytetit, unë i njoh problemet e sfidat me të cilat përballet sporti ynë. Prandaj zotohem se si kryetar i ardhshëm i Prizrenit do të jem gjithnjë pranë sportistëve tanë duke i ndihmuar e përkrahur financiarisht drejt arritjeve të reja. Bashkë do ta rikthejmë lavdinë e sportit të Prizrenit /InLajmi/