Kandidati për kryetar të Prizrenit nga PDK, Shaqir Totaj, ka takuar familjet e dëshmorëve dhe veteranëve të luftës së UÇK-së, përcjell InLajmi.
Totaj tha se historia jonë është e lavdishme dhe secili prizrenas duhet të jetë krenar me të, ai premtoi që si kryetar i ardhshëm i Prizrenit, do të jetë gjithmonë në krah të kategorive të dala nga lufta.
Kandidati për kryetar përfundoi duke thënë se përkujtimi i nderimi i dëshmorëve është obligim e detyrë.
Postimi i plotë i tij:
E kaluara jonë është e lavdishme dhe heroike. Në takimet me familjet e dëshmorëve e vetaranët e luftës së UÇK-së, theksova se si prizrenas duhet të jemi krenar për historinë tonë. Dëshmorët janë udhërryfyesit tanë, ndërsa veteranët historia e gjallë e luftës për liri. Prandaj, si kryetar i ardhshëm do të jem gjithnjë pranë ketegorive të dala nga lufta. Është detyrë e obligim i yni t’i përkujtojmë e nderojmë dëshmorët dhe t’i përkrahim veteranët e invalidët e luftës./InLajmi/




















