Policia e Kosovë ka njoftuar se ka ndodhur një tentim për vrasje, mbrëmë pas mesnate në Gjakovë, përcjell InLajmi.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj ka konfirmuar rastin për InLajmin, duke thënë se 2 persona më parë ishin përfshirë në një zënkë, dhe natën e mbrëmshme, i dyshuari kishte goditur makinën e viktimës ku më pas kishte nxjerrë edhe armën.
Bëhet e ditur se i dyshuari kishte shtënë 2 herë më armë, por nga këto të shtëna nuk ka pasur lëndime.
“Datë 08.10.2021, rreth orës 24:00, viktima deklaron se si pasoj e një zënkë te mëhershme qe kishte me te dyshuarin e lartëcekur , derisa kishte qene se bashku me dypersona ne veturën e tii, i dyshuari me automjetin e tij fillimisht kishte goditur veturën e viktimes dhe pastaj kishte nxirr armen ( pistolete) dhe kishte shtene dy here ne drejtim te tij. Viktima nga arma nuk ka pësuar lendime mirëpo lendime i ka marre ne anën e majte te brive nga goditja me veture qe eshte bere nga i dyshuari. Viktimes i eshte ofruar tretmani mjekësore dhe eshte liruar për ne shtëpi. Ne vend ngjarje kane dalë te gjitha njësitet relevante policore dhe janë gjetur dy gëzhoja te kalibrit 7.65mm. Janë konfiskuar gëzhojat. I dyshuari eshte arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër te prokurorit ndalohet 48 orë,” tha Gjurkaj./InLajmi/