Sistemi për caktim të termineve për viza në Ambasadën e Gjermanisë në Kosovës, është hapur vetëm për pakë minuta ditën e enjte, më 7 Tetor, përcjell InLajmi.
Koha shumë e shkurtër e hapjes, ka lënë shumë qytetarë pa rezervime për muajin Nëntor, të cilët kanë reagur duke ngritur shumë pyetje e madje disa persona kanë paralajmëruar edhe protesta.
Pas ditës 7 Tetorit, kjo ambasadë ka dalë më një reagim duke sqaruar gjithë procesin e vizave të punës për Gjermani, dhe duke thënë se kërkesa është aq e madhe për termine sa lvendet zihen për pak minuta.
Caktimi i termineve sipas Regullores për Ballkanin Perëndimor
Që nga 1 janari 2021 është në fuqi pjesa vijuese e „Rregullores për Ballkanin Perëndimor“. Deri më 31.12.2023 shtetasit nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një qasje të privilegjuar në tregun gjerman të punës. Kusht për dhënien e vizës mbetet miratimi i Agjensisë Federale të Punës. Brenda një viti kalendarik mund të lëshohen maksimalisht 25.000 miratime për aplikacione të tilla, 5.500 në vit nga të cilat për aplikues nga Kosova. Ky numër korrespondon deri diku me numrin e vizave të kësaj kategorie të lëshuara për vitin 2019.
Në përputhje me këtë Ambasada mund të ofrojë vetëm kontingjente të kufizuara të termineve për një muaj. Termine për parashtrim të kërkesave caktohen për secilin muaj veç e veç. Në fillim të çdo muaji hapet lista e pritjes për termine për muajin e ardhshëm.
Më 7.10. ne e kemi hapur listën e termineve për viza sipas Rregullores për Ballkanin Perëndimor për muajin nëntor. Aktualisht kërkesa është aq e madhe, sa që terminet në dispozicion për muajin e ardhshëm janë rezervuar brenda vetëm pak minutave dhe lista e pritjes për termine është dashur të mbyllet sërish. Për shkak të kërkesës së madhe, kontingjenti për muajin nëntor tashmë është shteruar.
Sistemi i rezervimit të termineve i nënshrohet standardeve të larta të sigurisë dhe administrohet në mënyrë të centralizuar në Gjermani. Megjithë kapacitetet tejet të larta të sistemit të termineve që është në dispozicion në mbarë botën nga Ministria e Jashtme Federale në Berlin, pengesat afatshkurtëra në sistem në raste të qasjeve të shumëta në të njejtën kohë, fatkeqsisht jo gjithherë mund të mënjanohen.
Lista e pritjes për termine për dhjetor do të hapet në fillim të nëntorit. Koha e saktë e hapjes së ardhshme do të bëhet e ditur paraprakisht në uebfaqen tonë: www.pristina.diplo.de./InLajmi/