Kryetari i Skenderajit, Bekim Jashari ka bërë të ditur se nesëe kanë anuluar të gjitha aktivitetet e parapara parazgjedhore, përcjell InLajmi.
Jashari ka bërë të ditur se nesër do të rivarren trupat e gjetur në Rezallë.
Postimi i plotë i tij:
Të dashur qytetarë, familjarë të dëshmorëve e martirëve të Lirisë,
Në nderim të sakrificës së martirëve të Rezallës, nesër me datë, 09.10.2021, kam anuluar të gjitha aktivitetet e parapara parazgjedhore.
Nesër për komunën tonë, Rezallën dhe familjarët e martirëve është ditë dhimbje por edhe krenarie sepse këta martirë nesër po kthehen në tokën tonë të shenjtë për të cilën dhanë më të shtrenjtën jetë.
Lavdi martirëve të Rezallës dhe gjithë dëshmorëve e martirëve të Lirisë! /InLajmi