Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, e ka vlerësuar lartë kontributin e Forcave të Armatosura të Maqedonisë së Veriut në kuadër të KFOR-it dhe misionet tjera në kuadër të NATO-s. Ai këto deklarata i bëri gjatë takimit me shefin e shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjenerallejtënant Vasko Gjurchinovski, përcjell InLajmi.
Gjithashtu, ai vlerësoi bashkëpunimin e deritashëm ushtarak mes 2 forcave, me besimin se do të thellohet edhe më tej edhe në të ardhmen.
Pas takimit me ministrin Mehaj, gjenerallejtënant Gjurchinovski u prit edhe në zyrën e komandantit të FSK-së, gjeneral Ramës, ku pas takimit kokë më kokë ata diskutuan edhe nivel të 2 delegacioneve.
Gjatë këtyre takimeve u vlerësua lart bashkëpunimi ushtarak ndërmjet forcave të të 2 vendeve duke diskutuar për konkretizimin e aktiviteteve të përbashkëta në kuadër të planit të bashkëpunimit bilateral. Me theks të veçantë u diskutua nevoja për intensifikimin e bashkëpunimit në fushën e arsimimit dhe stërvitjes të 2 forcave.
Tutje bëhet e ditur se gjenerali dhe delegacioni i tij vizituan kazermën e FSK-së në Pomozatin. Kjo vizitë u realizua në kuadër të planit të bashkëpunimit ushtarak, bazuar në Memorandumin e Mirëkuptimit në mes ministrive të mbrojtjes së 2 vendeve./InLajmi/




















